Artan Didi në Gjirokastër: Lazarati njollë e zezë për Shqipërinë, duhet të pastrohet sa më parë
Numri 1 i Policisë së Shtetit ka zbritur në Gjirokastër duke i shpallur luftë kultivimit të bimëve narkotike në Lazarat edhe pse nuk ka prezantuar asnjë plan konkret. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi e ka përcaktuar Lazaratin si një njollë të zezë për Shqipërinë e cila duhet të pastrohet sa më parë. Kjo deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka ardhur pas një takimi më drejtues të pushtetit vendor në Gjirokastër.Kreu i Lomunës së Lazaratit, Dashamir Aliko, ka pohuar se për banorët e kësaj zone, mbjellja e canabisit është e vetmja mënyrë për të jetuar dhe i ka kërkuar qeverisë që të ofrojë alternativa të tjera.Drejtori i policisë së Gjirokastrës, Haki Çako, ka pohuar se kohët e fundit mbjellja e bimëve është konstatuar edhe në komuna të tjera përveç Lazaratit.Lazarati është një komunë me 7200 banorë. Sipërfaqja e banuar e fshatit është 40 Ha, nga të cilat 22 Ha janë sipërfaqe banese dhe 18 Ha përbëhet nga baçet e kopshtet e banorëve e cila përdoret për të kultivuar Canabisin..