Dritan Ylli inspektime në qytetin e Vlorës

Luftë ndaj punës në të zezë dhe kushteve të këqia.Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, e bëri këtë paralajmërim gjatë inspektimit që realizoi në disa biznese në qytetin e Vlorës. Ylli premtoi  luftë kundër informalitetit dhe se do të intensifikojë kontrollet dhe inspektimet për respektimin e kontratës së punës dhe kushteve të punës në tërësi.Më pas Kreu i inspektoratit të Punës, Dritan Ylli, zhvilloi një takim me punëdhënësit më të mëdhenj të qarkut të Vlorës, ku u njoh nga afër me problematikat e komunitetit të biznesit vlonjat.