Rama takim me kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pejë me ftesë të biznesmenëve kosovarë, me qëllim bashkëpunimin mes bizneseve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Rama është takuar me kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, me të cilën ka diskutuar për projektin e Alpeve si pjesë e ofertës turistike dhe regjimin e taksimit.“Ne Gjakove me kryetaren e re te komunes, Mimoza Kusarin. I mbresuar fort nga projekti i saj. Gjakova zonë e lirë ekonomike, kjo një nga risitë”shkruan Rama në fb.Më pas Kryeministri Rama i shoqëruar edhe nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj kanë vizituar një qendër grumbullimi të prodhimeve bujqësore në Pejë, të importuara nga Shqipëria.Gjatë fjalës së tij Rama ka deklaruar se sfida e përbashkët e dy shteteve shqiptare mbetet të dalim jashtë Kosovës dhe Shqipërisë dhe të eksportojmë produktet shqiptare në BE.Ndalesa e radhës në Pejë, e shefit të qeverisë ka qenë kompania Devolli shpk.“Nder që pata këtë mikpritje në Devolli corporation. Shpresoj të rikthehen në Shqipëri me eksperiencë dhe fuqi të shtuar. Rritje ekonomike të shqiptarëve në dy anët e kufirit. Për kombëtaren e futbollit nuk na lë UEFA. Kombëtaren e biznesit po nuk e bëmë e kemi ne fajin” theksoi Rama gjatë vizitës së tij në kompani.Kryeministri Rama në orën 17:00 do të jetë në hotel “Dukagjini”, ku do të mbahet takimi me përfaqësuesit e bizneseve, me temë: Rritja e bashkëpunimit mes bizneseve Kosovë-Shqipëri”.