Denoncimi i PD për emërimet: Në krye të spitalit i arrestuari për kontrabandë
Partia Demokratike denoncoi sot skandalin e radhës per emerimet e personave me preçedent penalë ne krye te institucioneve. Zedhenesja, Laura Vorpsi, tha se Edi Rama caktoi ne krye të spitalit të Kavajës, nje person te arrestuar në 2009 per kontrabade ilaçesh. Drejtori, Agron Beu, mjek kirurg, sipas Vorpsit ishte arrestuar pasi u kap në flagrancë me një makine të mbushur me medikamente kontrabandë.Edi Rama tha se shëndetësia do të jetë falas, por në fakt shëndetësia nuk i ka kushtuar asnjëherë kaq shumë shqiptarëve.Shini cfarë ndodh në Kavajë.Rilindasi që është emëruar drejtor i spitalit rajonal, Agron Beu, është arrestuar nga policia në vitin 2009 për kontrabandë ilacesh.Beu ishte mjek kirurg në atë kohë, por kishte dhe një farmaci të tijën. Ai udhëtonte shpesh në Itali, mbushte makinën me ilace pa pullë, dhe i tregtonte në farmacinë e tij.Policia në atë kohë e vëzhgoi shumë gjatë aktivitetin e mjekut kirurg, dhe e kapi në flagrancë me medikamente që arrinin shumën 10 mijë euro.Sot, beu i rilindjes, është bërë Drejtor i Spitalit rajonal. Me këtë rast, ai ka zhvendosur edhe farmacinë që ta ketë më afër aktivitetit të tij, duke e instaluar përballë spitalit. Ju e kuptoni vetë se ku janë të detyruar të blejnë ilace pacientët e këtij rrethi.Kjo është shëndetësia falas e Edi Ramën, kjo është rilindje.