Kërkimet për avionin e zhdukur në "hiç",operacionet nuk sjellin asnjë lajm nga oqeani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2014, 11:04
Aeroplanë te shumtë kanë fluturuar në pjesën e largët të Oqeanit Indian, në kërkim të avionit të udhëtarëve, që është zhdukur para dy javësh.Sot është dita e tretë e kërkimeve në Oqeanin Indian për aeroplanin e fluturimit 370 të kompanisë Malaysia Airlines.Australia pati premtuar për përpjekje më të mira të mundshme për zgjidhjen e këtij misteri, por kërkimet në det gjatë dy ditëve të kaluara nuk rezultuan në gjetjen e asnjë shenje të mundshme të mbetjeve të mundshme të avionit.Avioni i tipit Boeing 777, me 239 udhtëarë, u zhduk më 8 të këtij muaji. Kryeministri i Australisë, Warren Truss, u tha sot reporterëve në qytetin Pert se “deri tani nuk ka pasur gjetje për t’i theksuar”.