Regjistrimi i numrave celularë, AKEP shtyn proçesin deri me 15 maj
Edhe pse ishte përcaktuar data 6 mars si afati i fundit për regjistrimin e numrave telefonik celularë, AKEP e ka shtyrë këtë proçes deri në 15 maj të këtij viti. Përmes një njoftimi për mediat, AKEP në vijim të masave për përfundimin e regjistrimit individual të çdo pajtimtari të shërbimit celular, u ka kërkuar katër operatorëve celularë që deri me 15 maj të përfundojë edhe regjistrimi i individual i çdo përdoruesi/pajtimtari që është pjesë e grupeve/kontratave të përbashkëta deri në 20 numra celularë/karta SIM, aktualisht të regjistruar në emër të 1 (një) pajtimtari të vetëm.AKEP kërkon që për të realizuar këtë detyrë operatorët celularë duhet të përdorin të gjitha mjetet e informimit që disponojnë si SMS apo thirrjet telefonike. Mesazhi duhet të dërgohet tek të gjithë pajtimtarët dhe të përmbajë kërkesën për verifikim dhe plotësim të dhënash për çdo pajtimtar të rrjeteve celulare përkatëse.Ndërkohë, grupet e identifikuar që kanë deri në 20 Karta SIM do të kenë përparësi si në njoftim ashtu edhe në kontaktim alternativ deri në eliminimin e kësaj marrëdhënie në grup.Këto masa vinë pas shtimit të rasteve të atentateve përmes shpërthimeve të telekomanduara. Në këtë mënyrë janë kryer disa atentate në vend.Akti më i rëndë i këtij lloji është atentati ndaj gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi, por dhe ngjarje të tjera si eleminimi i bisnesmenit durrsak Xhemal Çela, plagosja rëndë e kreut të komunës Qëndër të Vlorës Fredo Berberi, etj.Eleminime të tilla nuk lënë gjurmë dhe kjo po kthehet tashmë në metodën më të preferuar për të larë hesapet.