Tiranë, tritol banesës së biznesmenit, vetëm dëme materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2014, 08:03
Shpërthimet me tritol kanë vënë në ankth sërish kryeqytetasit.Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të premtes një sasi tritoli ka shpërthyer në katin e katërt të një pallati në rrugën ‘Muhamet Butka’, te ‘Komuna e Parisit’.Burime nga policia bëjnë të ditur se tritoli ishte vendosur te pragu i derës së një biznesmenit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.