Policia po djeg 50 milion Lek …drogë, asgjesohen 1.6 ton lëndë narkotike e bllokuar
1.6 tonë kanabis sativa është asgjesuar nga policia e shtetit, pas vendimeve të formës së prerë dhënë nga gjykatat shqiptare. 50 milion lekë të reja llogaritet nëse kjo sasi drogë do të hidhej në treg.Aksioni për eleminimin dhe boshatisjen e magazinave të repartit 100 në Mullet të Tiranës është marrë nga antidroga, kjo edhe në kuadër të sasive të mëdha të sekuestruara nga policia muajt e fundit.Në repartin 100 në Mullet ndodhen edhe disa dhjetëra ton drogë e akumuluar ndër vite,në pritje të vendimeve përfundimare nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend. Ndërkohë që krahas sasisë së kanabis të djegur,është shkatërruar edhe rreth 8 kilograme heroine dhe 1,3 kilogramë kokainë.Krahas interesit të madh të mediave shqiptare,në asgjesimin e sasisë së lëndës narkotike merrte pjesë edhe një grup xhirimi nga televizioni Italian RAI. Sigurisht që vëmendja e mediave të këtij shteti ndaj Shqipërisë është e madhe, pas deklaratave të Guardia di Finanza se sasi e drogës që hyn nga Shqipëria drejt Italisë është rritur ndjeshëm.