Deputetët e PD braktisin seancën, Berisha: Na u mohua debati për kushtet e FMN
Pas mosgjetjes së konsensusit për të futur në rendin e ditës marrëveshjen e qeverisë me FMN, deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë sallën e parlamentit. Duke folur para Kuvendit, ish-kryeministri Berisha e argumentoi këtë qëndrim me faktin se mazhoranca po mohon diskutimin e çështjeve më të rëndësishme për qytetarët.“Parlamenti po ecën me shpejtësi drejt fundit të tij, po përjashton opozitën në dhunim të ligjeve dhe rregullorevemë themelore të vendit. Opozitës ju mohua e drejta për të propozuar në rendin e ditës çështjen më themelore për qytetarët shqiptarë, siç është debati për marrëveshjen me FMN që rrit 10 taksa për qytetarët më të varfër në vend. Marrëveshje kjo e hartuar, e diskutuar, e formuluar dhe firmosur në sekret dhe fshehtësi të plotë ndaj qytetarëve shqiptarë. Në rast se parlamenti s’mund të bëjë publike këtë marrëveshje atëherë imagjinoni ju se çfarë ndodh në këtë vend. Ne paraqitëm amandamente të tjera shumë të rëndësishme për rendin e ditës me të cilat tregonim përkushtimin tonë për të shndërruar në debate të parlamentit çështje kardinale të vendit.Një ndër këto çështje ishte transparenca e prokurimeve publike, ndaj mediave, publikut, qytetarëve mbahet një heshje e plotë, një sekret total. Ju si media nuk merrni dot qoftë një proçedurë prokurimi.Janë shkelur të gjitha ligjet e vendit mbi përdorimin e buxhetit, ato diktohen vetëm nga xhepi i kryekreut i cili duhet të firmosë në errësirë çdo tender që fitohet kundrejt rushfetit, i cili ka urdhëruar agjencitë që të mos komunikojnë asgjë në media dhe me qytetarët sa i përket parave të taksapaguesve shqiptarë dhe përdorimit të tyre. Për të cilin media ka njoftuar shuma kolosale të grabitura në tendera nëpërmjet dokumentave që kanë siguruar në mënyrë klandestine. Kodi i heshtjes për prokurimet është kodi i Kleptokracisë. Ky parlament që përjashton opozitën, temat kryesore të vendit, ky parlament ecën me shpejtësi drejt fundit të tij të merituar. Nuk na u lejua as të paraqesim amandamentet për çështjet kryesore. Ulemi para nesh dhe aty para nesh qëndron një i sëmurë psiqik që fillon dhe shan çdo diskutant që del në mënyrën më ordinere. Ne kërkojmë të vendoset një kod etik në parlament, por është e pamundur pasi ai nuk kontrollon dot veten” tha ai.Nëse ky bojkot i PD do të vazhdojë, Berisha u shpreh:“Se çfarë do bëjmë atë do ta përcaktojmë më vonë, unë po dencoj këtu. Është kryetari i opozitës dhe udhëheqja e opozitës ata që përcaktojnë qëndrimin që do mbajë opozita ndaj këtyre çështjeve madhore, unë i mbështes plotësisht” theksoi Berisha.Ish-Kryeministri nga ana tjetër tha se nuk ka asnjë sinjal pozitiv për negociatat per miratimin e Rezolutes se perbashkët per integrimin, pasi sipas tij mazhoranca është më e interesuar për pushtetin personal sesa për një proçes që të vlerësohet pozitiv nga Brukseli.