Negociatat për programin bërthamor, Irani dhe perëndimi optimiste për zgjidhjen
Pas raundit të dytë të negociatave mbi programin berthamor në Vjenë, Irani ka shprehur optimizëm. Të gjithë pjesëmarrësit deklaruan se janë diskutuar çështje të rëndësishme.Sipas të dhënave të shefes se Politikës se Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, u fol ndër të tjera për reaktorin e ujit të rëndë në Arak, për çështje të pasurimit të uraniumit dhe për sanksionet , të gjitha deri tani çështje me rëndësi kyç për një zgjidhje të mundshme të programit atomik iranian.Në vështrim të parë, duket se si Irani, ashtu edhe Perëndimi shohin një shans të vërtetë që ta zgjidhin në një të ardhme të afërt konfliktin e acaruar prej më se një dekade.Në bisedimet atomike marrin pjesë krahas Iranit, pesë fuqitë me të drejtë vetoje në OKB- SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe si dhe Gjermania. Në nëntor, partnerët e negociatave arritën një marreveshje të parë, për të fituar më tepër kohë për bisedime të tjera.Marreveshja parashikonte heqjen dore te Iranit nga një pasurim më i lartë i uraniumit dhe si shperblim ka perfituar zbutjen e disa sanksioneve. Bisedimet që permbyllen raundin e dytë, do të vazhdojnë sërish në Vjenë nga data 7 deri ne 9 prill.