Të shkarkuarit “luftë” me ish-të përndjekurit për territorin, Qafëzezi: Po na prishni protestën

Manifestimi në të njëjtin vend dhe në të njëtën orë ka përplasur ish-të përndjekurit me të larguarit nga administrata, për territorin ku po protestohej.Përfaqësuesit e shoqatës së të larguarve kërkuan të largohej grupimi tjetër me pretendimin se ata nuk kanë leje dhe se ardhja e tyre është organizuar për të manipuluar dhe devijuar vëmendjen nga protesta e shoqatës në mbrotje të administratës.Të larguarit nga puna mbajnë pankarta në duar ku shkruhet “Respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.Ndërsa ish-të pëndjekurit kërkojnë që të mbahen premtimet e dhënë për kompensimin financiar.“Të merren në evidencë njerëzit që janë gjallë. Më shumë se 700 të burgosur politik kanë vdekur.Të zbatohet ligji. Është premtuar që do të dëmshpërblehen brenda 2 vitesh me dy këste. Krahu tjetër po kërkon të përfitojë politikisht ata që na dogjën nuk do të flasin në emër tonë. Qeveria aktuale 2100 persona i ke gjallë. Të kompensohen dhe më pas vazhdo me të tjerët”, tha Skënder Tufa, kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë.