Kapet në Vlorë e kërkuara Alda Kacaj, ishte dënuar me 13 vjet burg për mashtrim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2014, 11:43
Kapet në Vlorë e kërkuara nga policia për mashtrim Alda Kacaj.Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 10.30 në vendin e quajtur Skelë në Vlorë nga Seksioni i Kërkimit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është kapur shtetasja e kërkuar Alda (Elda) Kacaj, 28 vjeç, lindur e banuese në qytetin e Vlorës.Sipas policisë 28-vjeçarja ishte e dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 13 vjet burgim për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda me shumë së një herë”.Ndaj saj u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.