Kapen dy shqiptarë me 5 kg marijuanë në kufirin me Greqinë

Policia greke ka pikasur një grup prej 4 personash që po tentonin të kalonin në këmbë kufirin shqiptaro-grek në Hionato të Kosturit. Operacioni për kapjen e tyre është zhvilluar bashkë me ndihmën e qenit nuhatës.Nga ndjekja janë arritur të kapen vetëm dy prej tyre, shqiptarë 28 dhe 29 vjeç. Atyre u janë gjetur dy çanta të vogla shpine me në total 5 kg marijuanë si dhe një celular.Dy trafikantët e tjerë, duke përfituar nga errësira dhe pylli i dendur kanë arritur të futen në territorin shqiptar bashkë me sasinë e drogës që po transportonin.