Spitali rajonal në Vlorë kërkon ndërhyrje në infrastrukturën e brendshme
Spitali rajonal i Vlores pret hapjen e drites jeshile per nisjen e rikonstruksionit te ambineteve te tij te brendshme, me qellim venien ne efiçense edhe te ambienteve te cilat per momentin jane jofunksionale si pasoje e demtimit te tyre, krysisht nga lageshtia.Drejtorja e spitalit rajonal te Vlores, Brunilda Mersini, ben me dije se po punohet per hartimin e nje projekti i cili do ti sjelle spitalit rajonal te Vlores shfrytezimin e te gjitha hapesirave te tij, per te krijuar me teper akses dhe kushte jo vetem per qytetaret, por edhe per stafin mjekesor.Kemi pare si prioritet sherbimin sa me efiçent ndaj pacientit dhe hapi jone i pare ka qene zbatimi me perpikmeri i ligjit , duke zgjedhur shefat e pavioneve si kurre me pare me nje votim te brendshem, shtoi Mersini, nje menyre kjo per te lene pas te gjitha hamendesimet per punesime politike.Njeherazi ajo beri me dije se edhe vizitat e familjareve ndaj pacienteve kryhen vetem 2 ore ne dite.