Putin “ndez” Moskën, firmos bashkimin e Krimesë me “nënën” Rusi

Nënshkruhet marrëveshja pro bashkimit të Krimesë me Federatën ruse.Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një adresim të tijin para parlamentit rus, ka thënë se referendumi në Krime ishte demokratik dhe në përputhje të plotë me normat ligjore ndërkombëtare.Rezultati i referendumit të së dielës, sipas Putin, është “më shumë se bindës” dhe tashmë Krimeja është pjesë e pandashme e Rusisë.Putin shtoi se Rusia i respekton të gjitha grupet etnike në Krime, dhe se ky vend sipas tij, do të ketë tre gjuhë zyrtare, atë ruse, gjuhën e tatarëve si dhe gjuhën ukrainase.Putin ka shtuar se marrëdheniet “vëllazërore” me popullin ukrainas kanë një rëndësi të madhe në Rusi, por sipas tij, ishin neo-nazistët dhe anti-semitët janë ata të cilët po e përcaktojnë fazën politike në Ukrainë.Presidenti Putin e ka njohur një ditë më parë Krime si shtet i pavarur pavarësisht pse kjo po kundërshtohet nga bashkësia ndërkombëtare.Putin e ka thënë këtë vetëm disa orë pasi që parlamenti i Krimesë e ka shpallur pavarësinë dhe ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në federatën ruse.