Kërkesa për shkarkim, Bushati: Presion politik, s’kemi kapacitete për luftimin e piraterisë

Ndërsa nenkryetari i Komisionit te Medias, Alfred Peza, kërkoi nisjen e proçedures per shkarkimin e kryetares së AMA-s dhe nisjen e proçedurave për zgjedhjen e kryetarit te ri, vetë zonja.Endira Bushati mbetet e vendosur për ti shkuar betejës deri në fund, duke përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Në një intervistë për RTV Ora News, Bushati tha se ky është një presion politik, por jo vetëm që po i bëhet. Sipas saj shkarkimi po kerkohet me ngulm nga mazhoranca ne menyre qe te vijohet shkelja e ligjit nga operatoret televizivë ne lidhje me te drejtat e autorit, por dhe me mbajtjen ne menyre te jashtligjshme te frekuencave.Çfarë përmban raporti vjetor i AMA-s?Së pari dua t’ju falenderoj, pasi jeni i vetmi TV që shfaqët guximin të flasim për këtë raport vjetor.Raporti vjetor për veprimtarinë e zhvilluar nga AMA gjatë 2013 kishte në fokus zbatimin e ligjit të ri.Në mars të 2013, Kuvendi pas një rrugëtimi të gjatë miratoi ligjin e ri për mediat audiovizive, ligj i përfafruar terësisht me direktivëne europiane. Ky ligj duhet të përbënte fillimin e fundit të informalitetit në tregun mediatik audio-viziv shqiptar. E nisa fjalën time në komision duke dhënë një pasazh të dorëheqjes sëkryetarit të parë të Këshillit Kombëtar të RTV, Sefedin Çela. Sefedin Çela dha dorëheqjen se nuk pranoi të bashkëjetonte si titullar i autoritetit me një subjekt të palicensuar që po lulëzonte në 2004. Jo pa qëllim e nisa fjalën time me këtë pasazh nga ky tekst dorëheqje. Sepse kanë kaluar 10 vjet nga dorëheqja e kryetarit të parë të autoritetit rregullator dhe ne jemi në të njëjtën gjendje, kemi subjekte të paliçensuar, pirateri televizive që nuk është vetëm çështje kabllorësh. Kemi piratë të mëdhenj dhe të vegjël si dhe kemi një kryetare të AMA-s që nuk jep dorëheqjen, por që duhet hequr me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mjet. Ligji 2013 duhet të përbënte kthesën, për ta inseruar tregun mediatik në hullitë ligjore. Fjala ime në raport ishte arsyeja pse kjo nuk ndodhi në 2013. E para se subjekte të paliçensuara bllokuan proçesin dhe së dyti Kuvendi ka që nga prilli 2013 që nuk plotëson tre vendet vakante në AMA pavarësisht kërkesës sonë të përsëritur. Në rastin më të keq tregon mungesë serioziteti, në rastin më të mirë tregon se ka një vullnet të qartë të mazhorancës aktuale për një qëllim të vetëm, shkarkimi i kryetarit të AMA-s. Që me hapjen e legjislaturës së re kanë ndodhur disa tentativa në drejtim të këtij institucioni të pavarur. Fillimisht u shfaq ai që ne e njohim me emrin Amendamenti Peza 1. Zoti Peza si përfaqësuesi më i lartë i mazhorancës në këtë komision u shpreh se me ligjin e ri kryetari i AMA-s i takon mazhorancës , ishte një propozim aq absurd sa dhe Peza e kuptoi dhe e tërhoqi brenda ditës. Në dhejtor doli një propozim tjetër,Amandamenti Peza 2, që thotë të ndryshojmë nenin tranzitor të ligjit të ri të medias, që parashikon vazhdimësinë e kryetarit të KKRT-së së atëhershme dhe anëtarëve, të cilët janë me mandat nga ligji i vjetër. Ky amendim është depozituar në Kuvend dhe me konsensusin edhe të opozitës në komision, komisioniparlamentar i medias i është drejtuar kryetarit të kuvendit për të kërkuar ekspertizë teknike ndërkombëtare pranë KiE, BE dhe OSBE për këtë ndryshim ligjor dhe zoti Meta. ka kërkuar zyrtarisht ekspertizë. Ne prisnim që ekspertë të huaj të vinin të jepnin mendimin dhe kjo nuk ndodhi. Ndodhi ajo që unë do ta quaja akt të turpshëm për një institucion publik, me 12 mars të këtij viti u shfaq një memo e shërbimit të monitorimit të kuvendit ku argumentohet se mandati i kreut të AMA-s është i paligjshëm. Ligji i ri, si çdo ligj tjetër ka disa dispozita kalimtare. Në nënin 134 parashikohet se kryetari dhe anëtartë e KKRT-së të zgjedhur me ligjin 84/10 të ’98 do të vazhdojnë mandatin deri në përfundim të afatit sipas aktit të tyre të emërimit. Vendet vakante në këtë këshill do të plotësohen sipas neneve 8 dhe 9 të ligjit të ri. Vetë Kuvendi ka përcaktuar me ligj që kryetari aktual do vazhdonte të ishte dhe kryetar i AMA-s sikundër dhe anëtarët. Dhe kjo jo se kishte si qëllim emra konkrete, por është në logjikën, teknikën legjislative të çdo ligji të ri që të ketë dispozita kalimtare që rregullojnë situatën e mëparshme me situatën e re ligjore. Kjo garanton vazhdimësinë e institucionit, njeh parimin e mandatit 5-vjeçar që nuk ndërpritet për asnjë arsye. Shërbimi i monitorimit të kuvendit me datë 30 korrik 2013 bën një memo ku paraqet veprimtarinë e AMA-s dhe thotë qartë se ka tre vende vakante. Po ky shërbim me datë 14 tetor 2013 e thotë qartë se mandati i zonjës Endira Bushati mbaron me 21 korrik 2016, po kështu përcakton dhe mandatet e anëtarëve të tjerë. Ky shërbim tani paraqet memon tjetër që e bën argumentimin një artificë, që bën arguimentimin se mandati i kryetarit ka mbaruar. Të gjitha këto tre memo janë të shkruara nga një punonjës i vetëm, është një person dhe ka një emër që unë nuk po e përmend për etikë. Ta zëmë sikur ky person është jurist kaq i shquar, që nuk është, kjo ëhstë gafë nga ana juridike. Ligji që është superior ka përcaktuar që mandati i kryetarit dhe anëtarëve vazhdon deri në përfundim të afatit të emërimit. Endira Bushati është zgjedhur duke pas mandat anëtari, është zgjedhur për herë të dytë në korrik të 2011 dhe si i tillë mandati mbaron në korrik të 2016.Është presion politik dhe a keni menduar të jepni dorëheqjen?Është presion politik, por jo vetëm. Lidhur me dorëheqjen e kam menduar dhe do ishte shumë komode në pozicionin tim. Në pikëpamjen e jetës personale do sillte sigurisht qetësi, por sedra ime profesionale nuk më lejon të jap dorëheqje për një arsye të thjeshtë. Endira Bushati ka zbatuar vetëm ligjin, sedra ime smund të lejojë ta pushojë këtë përpjekje, qoftë dhe të dështuar, për të vënë pikat mbi i sa i përket zbatimit të kërkesave ligjore në tregun e medias.Keni pasur presion nga opozita që të mos jepni dorëheqje, por të luftoni deri në fund?Kjo as nuk mund të diskutohet. Çfarë presioni mund të kem unë nga opozita, akti i dorëheqjes është terësisht personal. Në shtator të 2013 kam menduar seriozisht të ndjek ambiciet e mia në mësimëdhënie, në avokati, në fushat e mia të kompetencës dhe ma ndërroi mendjen vetë Endira Bushati, e cila nuk tërhiqet për një arsye të thjeshtë, pasi në shtator u akuzova se kam marrë vendime të paligjshme, u akuzova nga klientë mediatik se kam bërë këtë, apo atë dhe unë qëndrova në detyrë për të mbrojtur parimin mbi të cilin kisha vepruar. S’mund të pranoja që opinioni publik të manipulohej. Kjo është arsyeja që menjëherë hoqa dorë nga dorëheqja dhe asnjë arsye tjetër.Mazhoranca është shprehur se keni zhvilluar 13 mbledhje pa mandat dhe Kuvendi do të nisë hetimet për këtë, i trembeni hetimit?Absolutisht jo. Deri me katër prill 2013 Këshilli kombëtar i Radio Televizionit ka funksionuar me ligjin e vjetër, pas kësaj date kemi funksionuar me ligjin e ri. Çështja e mandateve nuk është çështje që e konstaton kryetari as këshilli, ka një parim që mbarimin e mandatit e konstaton organi që e zgjedh. AMA, KKRT ka qenë shumë e saktë në komunikimin shkresor me Kuvendin, është Kuvendi që nuk ka vepruar, arsyet i di Kuvendi. Çështjet e të drejtave të autorit, të drejtave të transmetimit dhe të drejtave të lidhura me to nuk është kompetencë thelbësore e AMA-s. Ky shtet ka një ligj që quhet ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me të dhe ky ligj ngarkon zyrën shqiptare të të drejtve të autorit si institucion përgjegjës të specializuar për tu marrë me këtë çështje. Megjithatë legjislatori ka vënë një nen për ligjin për mediat audiovizive që thotë se ti do e kontrollosh dhe këtë rast. Edhe me ligjin e vjetër lindte nevoja të mos dubloheshin kompetencat. Në mënyrë që të specifikohej puna në këtë drejtim është lidhur një memorandum bashkëpunimi me zyrën shqiptare për të drejtën e autorit, sipas të cilës televizionet duhet të depozitojnë kontratat pranë Këshillit kombëtar të Radiotelevizionit vetëm pasi të regjistrohen dhe çertifikohen pranë zyrës shqiptare për të drejtat e autorit. Televizionet kombëtare sot nuk kanë të depozituar pranë AMA-s asnjë kontratë, atëherë si mund të pretendosh se po të cënohet e drejta. Ligji për të drejtën e autorit thotë që kjo zyrë liçenson agjencitë e administrimit kolektiv të të drejtave të autiorit dhe të drejtat e lidhura me të. Ka agjenci për mbrojtjen e të drejtës së autorëve krijues, për mbrojtjen e producentëve, intepretuesit dhe ekzekutuesit. Nuk është çëshje për tiu shmangur përgjegjësive, por nuk është kompetencë e autoritetit.Po kabllorët, a dëmtohet bizneset që blejnë të drejtat televizive?Sot ka në treg rreth 100 TV të liçensuara dhe një numër i madh të paliçensuara.TV kabllore me ligjin e ri duhet të marrin një autorizim nga autoriteti i mediave elektronike dhe më pas tek AMA. Nëse AMA brenda 30 ditëve nuk i jep përgjigje pse nuk jepet autorizimi, ky quhet automatikisht i marrë. A ka pirateri te kabllorët? Po ka shumë, por AMA nuk ka kapacitetet teknike që të monitorojë 24 në 24 çdo TV kabllor në vend. Gjatë 2005-2008 KKRT ka vendosur 26 sanksione me gjobë për pirateri. Deri në shkurt të këtij viti kemi vendosur 348 sanksione, nga të cilat 204 me gjobë. Ligji i vjetër kishte vendosur rregullin që për vjeljen e këtyre gjobave duhet ti drejtoheshim tatimeve. Ky bashkëpunim nuk ka funksionuar. Me ligjin e ri nuk kemi më bashkëpunim me Drejtorinë e tatimeve, AMA kontrakton shërbimin përmbarimor për të vjelur këtë gjovë, ku 20% të shumës e merr AMA dhe 80% buxheti i shtetit. Ka pirateri televizive me piratë të mëdhenj dhe të vegjël.TV kombëtare duhet ta kenë 95% të mbulimit të territorit, sot me cilësi të ulët është 53% për dy televizionet kombëtare. Kontrata të depozitura nuk kanë, mbulim me sinjal nuk kanë, mbështeten në një platformë, pse?A ka ligj AMA që mund tua ndalojë?Ka pas ligjin e vjetër, por liçensa hiqet me një shumicë të cilësuar. AMA sa i përket të drejtave televizive ka bërë x masa, sepse nuk ka mundësi të çrrënjosë piraterinë televizive, nuk ka mundësi teknike. Ka 100 TV kabllore të liçensuara, nga Tirana nuk bëhet dot. Heqja e licensës mund të bëhet vetëm pas konstatimit të 7 shkeljeve. Proçedura vetëm për vënien e një gjobe shkon nga 30-35 ditë. Fenomeni i piraterisë do vazhdojë dhe për disa kohë.I njihni vetes ndonjë gabim tek çështja e piraterisë?E dini sa punonjës ka AMA? Në kushtet kur nuk arrijmë dot të bëjmë një monitorim, është e pamundur, ne shkojmë të hënën, kthehet të martën. Të pretendosh se të është cënuar një e drejtë duhet të vërtetosh dhe ti që e ke atë të drejtë. Sot pranë AMA-s nuk kanë të dorëzuar asnjë kontratë.