Rumania ekspertizë për integrimin, Rama-Ponta: Kosova dhe Krimea nuk ngjasojnë
Rumania mbështet marrjen e statusit kandidat në qershor për Shqipërinë. Kjo është konfirmuar nga kreu i qeverisë rumune Victor Ponta, pas takimit që pati me homologun e tij shqiptar Edi Rama në Kryeministri. Por Kryeministri Ponta rumun i vetëdijshëm mbi peripecitë që kalon çdo vend aderues deri në anëtarësimin në familjen europiane, tha se Rumania do të ofrojë asistencë për qeverinë shqiptare në dy fusha konkrete, thithjen e fondeve të BE dhe luftën kundër krimit të organizuar.
“Qeveria rumune mbështet marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë në qershor. Rumunia është prej 7 vitesh pjesë e BE dhe në mënyrë konstante pozicioni ynë ka qenë mbështetës për të gjitha vendet e rajonit sa i përket integrimit. Ka vende europiane që mendojnë se Shqipëria nuk është gati për të qenë pjesë e BE. Rumania beson se Shqipëria me një statut shumë të qartë, një kalendar shumë të qartë, me objektiva shumë të qartë mund dhe duhet të bëhet pjesë sa më shpejt e BE. Për të prekur sa më shpejt këta objektivë, diskutova me Kryeministrin Rama mënyrat sesi Rumania mund ta mbështesë konkretisht qeverinë shqiptare. Ka dy fusha ku dëshirojmë dhe mund të ofrojmë asistencë.Në radhë të parë për thithjen e fondeve të BE. Duam ta ndihmojmë Kryeministrin që të mos bëjë gabimet që bëri Rumania në pesë vitet e para.Të kalojë shumë më shpejt sesa ne e kaluam atë periudhë 5-vjeçare. Populli shqiptar duhet të ndjejë në mënyrë konkrete cilat janë avantazhet e integrimit europian. Fusha e dytë është një fushë në të cilën institucionet e Rumanisë kanë pasur sukses shumë të madh, lufta kundër krimit të organizuar. Të gjitha njohuritë e institucioneve tona, SHISH, polici, drejtësi janë në dispozion të partnerëve tanë shqiptarë sepse lufta kundër krimit të organizuar është objektiv bazë për çdo qeveri demokratike dhe mund tu sigurojë mirëqënie vendeve tona dhe besim në isntitucionet demokratike. Në këto dy fusha qeveria rumune do ti japë mbështetje konkrete qeverisë shqiptare. Gjatë drekës u bë dhe forumi ekonomik rumuno-shqiptar, besoj se ka një potencial raportesh konkrete që nuk e kemi shfrytëzuar deri tani dhe kërkova ndihmën e qeverisë shqiptare sa i përjket çdo projekti të një kompanie rumune në Shqipëri” tha ai.Ndërkaq kryeministri Rama vlerësoi se forumi ekonomik rumuno-shqiptar është një hap pozitiv dhe një shtysë e fortë e dyanshme për të rritur shifrat e bashkëpunimit ekonomik.
“Folëm me Kryeministrin për bashkëpunim në të gjitha planet, forumi ekonomik është një hap pozitiv, një shtysë e fortë e dyanshme për të rritur shifrat e bashkëpunimit ekonomik. Kryeministri Ponta me shumë zemergjerësi na ka ofruar të bëhemi pjesë e experiences, duke bërë një shkëmbim në nivel ekspertësh në fushën e integrimit europian. Një nga çelësat e zhvillimit ekonomik të qeverisë së Pontes është zhbllokimi i shumë fondeve të BE. Një tjetër histori suksesi në Rumani është lufta me krimin e organizuar. Edhe në këtë drejtim jemi të kënaqur që na ofrohet ndihmë e drejtëpërdrejtë për të rritur kapitalin njerëzor në policinë e shtetit” tha Rama.Një tjetër temë e nxehtë e diskutuar mes homologëve shqiptar dhe rumunë, ka qenë çeshjae njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Ponta deklaroi se kjo çështje vazhdon të ngjallë polemika në vendin e tij, por në cilësinë e kreut të ekzekutivit ai dha sinjalet që ky proçes do të përbyllet me sukses në një kohë jo shumë të largët.“Diskutuam dhe për Kosovën. Është një subjekt që në Rumani ngjall akoma polemika. Pozicioni përfundimtar i Rumanisë do të përfundojë në momentin e një bashkëpunim të Presidencës, kuvendit dhe qeverisë. Mund të flas në emër të qeverisë, në të gjitha rastet qeveria rumune ka mbështetur zhvillimet e institucioneve në Kosovë. Në Serbi dhe Kosovë anëtarët e BE do të japin dhe do jetë zgjidhja më e mirë, kjo është e ardhmja për gjithë rajonin” tha Ponta.
“Dua ti shpreh kryeministrit Ponta mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve për pozicinin e tij në raport me Kosovën. Qëndrimi i Kryeministrit, është një qëndrim që na jep shpresë të plotë që në një kohë jo të largët edhe Rumania do ti bashkohet vendeve që kanë njohur Kosovën, ndërkohë që mbështetja që qeveria rumune i ka dhënë çdo procesi që ka të bëjë me formimin e institucioneve të Kosovës meriton falenderim të veçantë” u shpreh Rama.Ndërkaq të pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin për një paralelizëm mes Kosovës dhe Krimesë, të dy kryeministrat u shprehën se një paralelizëm i tillë është i gabuar, dhe se dënojnë ndërhyrjen ruse në territorin e Ukrainës.Meta-Ponta: Integrimi i plotë i Shqipërisë në BE, qëllim strategjik për Shqipërinë dhe rajoninGjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, shefi i qeverisë rumune pati një takim dhe me Kryetarin e Kuvendi, Ilir Meta, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe tradicionale mes dy vendeve dhe diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit.
Kryetari i Kuvendit pasi vlerësoi marrëdhëniet solide mes Shqipërisë dhe Rumanisë, shprehu vullnetin për intensifikimin e tyre në të gjitha nivelet. Në këtë kuadër, Meta shprehu bindjen se vizita e Kryeministrit Ponta në Tiranë do t’i shërbejë thellimit konkret të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve tregtare.Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta, shprehu kënaqësinë për këtë vizitë zyrtare në Tiranë dhe theksoi se Shqipëria mund të mbështetet në përkrahjen e Rumanisë në të gjitha çështjet e rëndësishme. Ponta shprehu përkushtimin e Rumanisë ndaj avncimit të integrimit evropian të Shqipërisë, duke vënë në dukje se integrimi i plotë në BE është një qëllim i shkëlqyer strategjik për Shqipërinë dhe rajonin.Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Meta dhe Kryeministri i Rumanisë Ponta ndanë bindjen se forcimi i marrëdhënieve ndërparlamentare i shërben jo vetëm forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe axhendës evropiane të Shqipërisë.
Meta në këtë kuadër konfirmoi krijimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Rumani, i cili do të drejtohet nga Deputeti me origjinë arumune Pirro Kapurani.Kryetari i Kuvendit Meta dhe Kryeministri Ponta diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet në rajon, duke vlerësuar se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Rumanisë i shërben forcimit të stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit, dhe duke theksuar njëkohësisht se të dy vendet mbeten të përkushtuara për perspektivën euro-atlantike të të gjithë vendeve të rajonit.Në këtë kuadër, Kryeministri Ponta dhe Kryetari Meta ndanë bindjen se rajoni i Ballkanit do të stabilizohet plotësisht, atëhere kur të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Serbinë dhe Kosovën, të jenë anëtarësuar në Bashkimin Evropian.Nishani-Ponta: Rritje të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve në tregjet respektivePo kështu edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka pritur në një takim Kryeministrin e Rumanisë, Victor-Viorel Ponta.Presidenti Nishani u shpreh se Shqipëria e konsideron Rumaninë një partner historik dhe një mbështetës të vendosur në integrimin evropian, ndërsa nënvizoi se Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet që kërkohen për bashkimin e saj me familjen evropiane dhe do të mbështetet tek vendet partnere dhe mike, ndërmjet të cilave, Rumania zë një vend të veçantë.
Duke përgëzuar Rumaninë për performancën e saj si Presidente e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore, Presidenti vlerësoi rolin e këtij institucioni në procesin e bashkëpunimit rajonal, si një kusht i nevojshëm për paqen dhe stabilitetin dhe të ardhmen e përbashkët të vendeve në rajon.Në këtë frymë, Kreu i Shtetit tha se Kosova ka provuar tashmë se realizimi i pavarësisë së saj nuk cenon askënd, por garanton paqen dhe vendosjen e dialogut e bashkëpunimit rajonal, ndërsa përfshirja e saj në nismat rajonale është në harmoni me perspektivën e përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Ponta, pasi u dakordua me Presidentin Nishani, u shpreh se në vizionin rumun, vendet e Ballkanit meritojnë të jetojnë në paqe e prosperitet dhe se ata kanë vetëm një të ardhme të përbashkët, Bashkimin Evropian, duke shtuar se Rumania mbështet plotësisht rrugën e tyre të integrimit, duke lënë pas të shkuarën dhe duke punuar së bashku për të ardhmen.Kryeministri, në këtë kuadër, u përqendrua te rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe veçoi rëndësinë e dialogut shqiptaro-serb për krijimin e klimës së mirëbesimit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke shtuar se vendi i tij ka mbështetur procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe të Kosovës.
Në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Nishani dhe Kryeministri Ponta ndanë mendimin se në një atmosferë miqësore mes popujve tanë, ka shumë hapësirë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe, në mënyrë të veçantë mbështetën bizneset e vendeve tona që të jenë më të pranishme me shkëmbime tregtare dhe investime në tregjet respektive.Kryeministri rumun në Tiranë, takime me krerët e shtetitKryeministri i Rumanisë, Victor Viorel Ponta, po zhvillon nje vizite zyrtare në Tiranë, me ftesë të homologut shqiptar, Edi Rama.


Ai është pritur me një ceremoni shtetërore në Kryeministri, për të zhvilluar më pas takimin tetë a tetë me kryeministrin Rama dhe kabinetin e tij.

Gjate qendrimit ne vendin tone, kreu i qeverisë rumune zhvilloi takime me krerë të lartë të shtetit, me presidentin Bujar Nishani dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.Vizita e kryeministrit Ponta në Tiranë është pjesë e dialogut të rregullt politik midis Rumanisë dhe Shqipërisë.Kjo vizitë do të bëjë të mundur vlerësimin e marrëdhënieve dhe eksplorimin e mundësive të reja për zhvillimin e bashkëpunimit, duke përforcuar kuadrin ligjor dypalësh.Në kontekstin e aspiratave evropiane të Shqipërisë, kryeministri Ponta pritet t`i rikonfirmojë krerëve të shtetit shqipptar mbështetjen e Rumanisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.