Integrimi, Gjosha: Të angazhuar për përmbushjen e 5 prioriteteve
Ministrja e integrimit Klajda Gjasha është shprehur sot se qeveria shqiptare është e angazhuar në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe të kërkuara nga Bashkimi Europian për integrimin e Shqipërisë.Duke folur në takimin e pestë të Komitetit të Stabilizim Asociimit, Ministrja Gjosha shprehu besimin se vendi ynë do të marrë statusin e vendit kandidat në muajin qershor.
“Jemi të angazhuar me të gjithë partnerët tanë për t’u përgatitur për në familjen e madhe evropiane. Shqipëria e angazhuar për të forcuar mekanizmat për të goditur krimin e organizuar. Strategji për luftën ndaj korrupsionit, po vijojmë reformat në sistemin e drejtësisë Rezultatet e arritura nga qeveria tregojnë angazhimin për përmbushjen e 5 prioriteteve të BE. Jemi besimplotë për marrjen e statusit të vendit kandidat të BE në muajin qershor. Kemi shumë për të bërë, por jemi këtu për të adresuar në mënyrë kosntruktive kërkesat e Bashkimit Europian. Axhenda evropiane për ne do të jetë mbi çdo axhendë tjetër” u shpreh Gjosha.