Krimi mjedisor tani vepër penale, Naço: Dhe organizata ndërkombëtare të përfshira
Kushdo që prek mjedisin duhet ti bëjë llogaritë mirë, pasi institucionet shqiptare përgatiten të ashpërsojnë dënimet për këtë lloj krimi.Deri tani dëmtimi i natyrës është cilësuar kundravajtje penale,ndërsa me ndryshimet që priten të ndërrmerren do të konsiderohet vëpër penale e barazvlefshme me korrupsionin dhe vrasjet.Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në konferencën ndërkombëtare për parandalimin e krimit mjedisor, ka sqaruar se dikasteri që ai drejton do të jetë mbështetës i nismave të tilla.Naço ka shtuar ndër të tjera se krimi mjedisor i kalon kufinjtë e një vendi dhe kjo kërkon akoma më shumë rakordim mes institucioneve, por edhe më gjerë.“Në mjedis ka dëme te konsiderueshme, ndaj ligji për mjedisin duhet të vihet në zbatimit. Për mjedisin kemi legjislacion të konsoliduar. Duhet të ashpërsohen masat penale për abuzuesit me mjedisin. Masat e deritanishme janë të pamjaftueshme. Krimi mjedisor në disa raste i kalon kufijtë shtetërorë. Krijimi mjedisor është i lidhur me krime të tjera, si me falsifikimin e dokumentave, korrupsionin, etj. Ministria e Drejtësisë do të mbështesë luftën ndaj këtij krimi me ashpërsimin e masave penale. Për parandalimin e krimit mjedisor duhet bashkërendim mes gjithë faktorëve që mbulojnë këtë fushë”, tha Naço.Në takim mërrnin pjesë perfaqësuas të Ministrisë së Mjedisit, asaj të Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme.