Reforma administrativo-territoriale, Çuçi: Garantohet përmirësim i shërbimeve

Ministri i Shtetit per Çeshtjet Vendore,Bledar Çuçi, ka qene i pranishem ne Elbasan ku zhvilloi nje takim konsultativ me perfaqesuesit e pushtetit vendor si edhe drejtuesit e istitucioneve te qarkut te Elbasanit.Ne fjalen e tij Ministri Çuçi tha se, "Reforma administrative- territoriale nuk eshte qellim ne vetetvete, por rritje dhe permiresim i sherbimeve te pushtetit vendor.Çuçi tha se nga 308 Komuna ne te gjithe Shqiperine, 50 % e tyre nuk luajne asnje rol, duke humbur edhe funksionin qe kane.Kryetari i Bashkise, Qazim Sedini, ne fjalen e tij tha se "kjo reforme duhet kryer dhe propozoi qe Bashkia Elbasanit te jete Bashki rrethi me 23 njesi te qeverisjes vendore.Ndarja e fundit administrativo-territoriale ishte ajo e vitit 1992, ndarje e cila ishte bazuar kryesisht ne trashegimine e organizimit shteteror nga sistemi komunist.Qarku i Elbasanit ka numrin më të madh te njësive te qeverisjes vendore ne Shqiperi: plot 50 njesi. Sipas Institutit të Statistikës, vetem 2 njësi vendore (bashkia Elbasan dhe komuna Bradashesh) kanë mbi 10 mijë banore; 48 njësitë e tjera janë nën këtë shifër.Ndërkohë, gjysma e komunave të Elbasanit kanë nën 5000 banorë dhe ka edhe komuna me 600-700 banore si, p.sh., Sulti, Lenia, Kushova, apo Stebleva.