Kriza ekonomike kthen emigrantët,muaji mars rregjistron rritje të numrit të tyre
Rritet numri i emigranteve, te cilet rikthehen ne Shqiperi perkohesisht apo ne menyre te perhershme per shkak te mungeses se vendeve te punes, apo dhe problemeve te tjera me karakter ekonomik.15 diteshi i pare i muajit mars ka shenuar nje rritje prej rreth 8 % te numrit te pasagjereve qe hyne ne portin e Durresit ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar.Ne mikrofonin e Ora News emigrantet kane komentuar dhe arsyet e ketij rikthimi drejt vendit te tyre,ose ne lidhje me pasojat qe ka lene mbi ta kriza globale ekonomike, veçanerisht per emigracionin ne Itali.Interesant eshte fakti se ndryshe nga periudhat e fluksit ku pati nje renie te numrit te emigranteve qe i drejtoheshin Shqiperise, tashme tendenca eshte e kundert.I njejti fenomen eshte vene re dhe persa i perket emigracionit ne vendin tjeter fqinj, Greqine.