Testimi për shkollën e policisë,Rama: S`kemi kohë për të humbur për sigurinë
Rreth 10 mijë kandidatë që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në shkollën bazë të policisë kanë zhvilluar sot testimin me shkrim.Përpara nisjes së testimit, kandidatët janë përshëndetur nga kryeministri Edi Rama, ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi.Në fjalën e tij, kryeminsitri Edi Rama ndërsa garantoi transformimin e policisë së shtetit theksoi se nuk ka kohë për të humbur për të rritur sigurinë në vend."Valë të jashtëzakonshme aplikimesh që asnjëherë më parë solli për të trokitur në derën e policisë më shumë se 10 mijë aplikant. Sot unë besoj se është dita që me miratimin tuaj ti kërkojmë ministrit të brendshëm dhe drejtort të policisë dhe strukturës që ka përgatitur konkursin që ta dyfishojmë dhe ta bëjmë 1 mijë. Jo sepse u bë deti kos por për një arsye shumë të thjeshtë pasi ne nuk kemi kohë për të humbur për më shumë siguri, për më shumë inovacion dhe më shumë progres pasi pjesë themelore e kësaj beteje është transformimi i policisë duke rritur kapitalin njerëzor dhe duke bërë që policia e shtetit sot të ketë një moshë mesatare më të re të krahasur me të gjithë rajonin dhe Europën. Me gjithë respektin për të moshurit policia nuk mund të jetë straha e atyre që presin të dalin në pension, apo e atyre që duan të marrin një asistencë. Ky është vendi i vajzave dhe djemëve më të vendosur dhe më patriot” u shpreh Rama.Rama premtoi trajtim të njëjtë të gjithë konkurenteve duke theksuar se përzgjedhja e fituesve do të bëhet sipas meritës dhe jo sipas njohjes.Kreu i qeverisë theksoi se të rinjtë të cilët kanë aplikuar për të qënë pjesë e policisë së shtetit tregon jo vetëm nevojën e tyre për të pasur një punë por për të pasur një punë me dinjitet dhe me krenarinë që sjell uniforma e policisë së shtetit.Tahiri: Po ndërtojmë gjeneratën e policisë moderneNdërsa ministri i brendshëm Saimir Tahiri e ka cilësuar numrin e lartë të konkurrentëve që kanë aplikuar për të qënë pjesë së shkollës së policisë si shenjë besimi te Policia e Shtetit. Sipas tij vëmendja kohët e fundit është përqendruar te policia për shkak të rezultateve që janë arritur si dhe debateve që po ngjall reforma e ndërmarrë.
“Për ju sot si kurrë më parë, 10 mijë djem dhe vajza jeni prova më e fortë e besimit për gjithçka jemi, do jemi dhe duhet të jemi të gjithë bashkë. Do të jeni gjenerata e policisë moderne që do të garantojë sigurinë për qytetarët. Ju sot këtu, je nxitja më e madhe se gjenerata e ligjit dhe e drejtësisë është sot këtu. Dhe kjo më bën që unë të vijojë me reformimin e policisë së shtetit. Në kaq pak kohë kemi arritur te kthejmë kursin, te frenojmë degradimin e policisë, të luftojmë me paligjsmërinë dhe të arrijmë rezultate konkrete dhe ta kthejmë policinë e shtetit në krye të detyrës. Dhe sot vendi është më i sigurtë dhe do të vijojë të jetë edhe më shumë në vazhdim sepse ne sapo kemi nisur. E gjetëm policinë në ditët e veta më të vështira. Në vitet e fundit policia u braktis, asaj u paralizua nervi i drejtësisë. Humbi besimin që mund të ekzistonte policia e shtetit pa tradhëti të vogla. Kjo sallë sot nuk është djepi por po lind brenda nesh idealin e drejtësisë” tha Tahiri. Didi: Sot nis procesi i ripërtëritjesNë fjalën e tij, drejtori i policisë Didi është shprehur se sot nis procesi i ripërtëritjes së policisë.
“Radhët e policisë së shtetit do të rigjenerohen. Policia ka nevojë për dinamizmin e brezit të ri. Policia ka nevojë për njerëz të përkushtuar. Detyrat në fushën e rendit dhe të sigurisë janë sfiduese. Ne jemi të vendosur të përballemi me vështirësitë pasi kemi burimet e pashtershme të energjisë që vijnë nga ju, nga brezi i ri. Kjo ditë është me rëndësi edhe për ju të nderuar kandidatë pasi ata që do të fitojnë testin do të fillojnë rrugën e gjatë për t`u bërë një punonjës policie. Konkurimi juaj bëhet kur organizata e policisë po i bëhet një reformë e thellë ku prioritet është arsimimi” tha Didi.Testimi me shkrim i kandidatëve të shkollës së policisë po zhvillohet tek Pallati i Kongreseve dhe korrigjimi i testimi do të kryhet me skaner, duke mundësuar që kandidatët brenda ditës të njihen me rezultatin e pikëve të grumbulluara gjatë testimit.