Tjetër shpërthim në Fushë Krujë, persona të panjohur hedhin eksploziv para Bashkisë
Në Fushë Krujë nuk kanë të ndalur shpërthimet me eksploziv. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:40 në oborrin e godinës së Bashkisë së Fushë Krujës është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozivi, duke dëmtuar pjesërisht disa xhama të godinës dhe derën kryesore të saj.Nga burimet policore mësohet se lënda plasëse është hedhur nga një autoveturë ,e cila ishte në lëvizje, por ende nuk ka ndonjë autor për këtë ngjarje.Kjo është hera e katërt brenda këtij muaj që vendoset eksploziv në Fushë Krujë, gjë që ka shkaktuar dhe panik tek banorët e zonës.Bashkia e Fushë Krujës ndodhet pak metra larg nga stacioni i policisë, ndërsa përreth janë dhe objekte private të cilat mundësojnë dhe identifikimin e të dyshuarve nga kamerat e sigurisë që disponojnë, ndërkohë që në polici janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona.Ndërkohë një grup hetimor i specializuar po punon për të përcaktuar sasinë dhe llojin e lëndës plasëse .