Fatos Hoxha kritika Bashës:Të tregojë se po e drejton ai PD-në

Ish-deputeti Fatos Hoxha, ka shprehur mjaft rezerva në mënyrën se si po e drejton Lulzim Basha, Partinë Demokratike.Në intervistën e mbrëmjes me Drejtorin e  Informacionit të “Ora News”, Patrik Sadikaj, Hoxha tha se Basha duhet të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, dhe kjo sipas tij bëhet duke vendosur rregulla të qarta për të garantuar një garë të ndershme, gjë që sipas tij deri tani nuk ka ndodhur.Hoxha, tha se vendimarrjet në Partinë Demokratike janë jo transparente dhe të pa konsultuara.Gjithashtu ish-deputeti demokrat, me mjaft rezerva dhe kritika sheh dhe përzgjedhjen e delegatëve të cilët drejtojnë procesin e ringritjes së Partisë Demokratike.Sipas tij opozita  nuk mund të ngjallë besim nëqoftëse vijon të aktivizojë individ të korruptuar të cilët ishin thelbi i humbjes në 23 qershor.