Pogradec, familja e Ervis Alinjit akuza Almir Dacit: Na ka çuar djalin në Siri

Një familje në fshatin Leshnicë të Pogradecit ka akuzuar një prej të kërkuarve nga policia për terrorizëm se ia ka dërguar djalin për të luftuar në Siri.Në një intervistë  për “Ora News”, Hamdi Alinji, babai i Ervis Alinjit i cili është larguar prej muajsh nga shtëpia ka akuzuar Almir Dacin se e ka mashtruar djalin e tij duke e dërguar në Siri.“Almir Daci ka mashtruar djalin tonë, Ervis Alinji, nuk e dimë si dhe pse ka ikur në Siri. Djali ynë edhe kur fliste me ne në telefon, na merrte nga numra kabine telefonike. Almir Daci na tha që Ervisi është vrarë në Siri, nëse nuk shoh trupin e tij, nuk e besoj që ka vdekur” ka theksuar Hamdi Alinji.Reagon nëna e të akuzuarit Almir DaciNdërkohë pas akuzave të familjes Alinji ka reaguar edhe nëna e të akuzuarit për tërrorizëm Almir Daci. Nafije Daci në një reagim për “Ora News” ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj djalit të saj duke I cilësuar ato si të pabaza.“Djali im është në Arabi dhe jo në Turqi. Ai nuk ka mashtruar askënd dhe nuk e ka mashtruar askush. Akuzat ndaj djalit tim janë të pabaza, ai po bëhet me faj kot” është shprehur nëna e Almirit.Ervis Alinji 26-vjeçar nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit rezulton i zhdukur prej rreth një viti dhe familjarët e tij pretendojnë se ndodhet në Siri.