Zbulohen negociatat, PS-PD takim dypalësh në Tiranë pa ndërmjetës të PE-së
Pas dështimit në Strasburg në prani të europarlamentarëve, PS e PD do synojnë konsensus në Tiranë pa ndërmjetësim. Dy deputetë të opozitës dhe dy të maxhorancës do të ulen sërish rreth një tavoline në Tiranë për të të tentuar të hartojnë deklaratën që duhej të vinte e firmosur nga Komiteti i Stabilizim Asocimit në qytetin francez.Burime edhe nga selia rozë edhe nga ajo blu kanë konfirmuart një takim dypalësh brenda 10 ditësh në mënyrë që të synohet fundi i ngërçit rreth tekstit të deklaratës së përbashkët që nuk u finalizua dot një javë më parë në prani të përfaqësuesve të PE dhe Komisionit Europian.Formula e negociatave sipas burimeve do të jetë e tillë që palët të jenë barabartë të përfaqësuar. Dy deputetë do të jenë nga maxhoranca pra nga PS dhe dy nga opozita që automatikisht janë dy përfaqësues të PD.4 deputetët do të rishohin edhe njëherë pikat e deklaratës, duke qenë se asnjë nga propozimet e PD nuk u morën parasysh në Strasburg dhe si rrjedhojë takimi i rradhës u mbyll pa konsensus. Mbetet për tu parë nësë palet do të arrijnë që të prekin atë kompromis të munguar në Parlametin Europian pa pasur ndëmjetës apo jo.Nga Strasburgu pati qëndrime kontradiktore mes palëve. Fillimisht PS, lajmëroi se ishte miratuar pjesërisht deklarata, gjë që u mohua nga demokratët dhe që mesa duket gjen konform nga fakti se do të nevojitet një takim dypalësh për ti dhënë fund deklaratës që më pas të dërgohet me firmat e të gjitha palëve në Palamentin Europian.Gjatë debateve në Strasburg u ngritën çeshtje të mprehta të aktualitetit në vend gjë që u reflektua edhe me qëndrime deri diku të ashpra të përfaqësuesve europiane që edhe në këtë rast tentuan të ndërtonin konsesus PS-PD, qëndrime që gjithsesi nuk sollën pika bashkimi mes politikës shqiptare.