Referendumi në Krime, MPJ: Preçedent i rrezikshëm për rendin e marrëdhëniet ndërkombëtare

Precedent të rrezikshëm për rendin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu e ka cilësuar referendumin e së dielës në Krime, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.Përmes një deklarate për mediat, MPJ deklaron se ka ndjekur me shqetësim referendumin e mbajtur më 16 mars 2014 në Krime, me anë të të cilit synohet shkëputja e këtij territori nga Ukraina si dhe paralajmërohet bashkimi me Federatën Ruse.MPJ i bashkohet qëndrimit të shprehur nga komuniteti ndërkombëtar se ky referendum përbën një precedent të rrezikshëm për rendin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.MPJ shpreh qëndrimin e saj se çdo zgjidhje e krizës në Ukrainë, duhet të bazohet në respekt për integritetin territorial, sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën ndërkombëtare.