Bashki-PS replika në distancë mbi premtimet e mbajtura nga Rama dhe Basha

Bashkia e Tirane ka reaguar ndaj deklarates se deputetes, Olta Xhaçka, duke akuzuar kreun e Qeverisë se po bllokon të gjithë veprimtarinë e Bashkisë në kryeqytet.“Kryeministri i konfliktit dhe bllokimit u merakos sot për qytetarët e Tiranës. Edi Rama u bllokoi investimet dhe shërbimet qytetarëve të Tiranës, përmes bllokimit të buxhetit. Edi Rama u ka mohuar të drejtën e varrimit përmes bllokimit të shpronësimit të hapësirës për varre. Edi Rama u bllokoi kreditë për strehim, qytetarëve të Tiranës. Edi Rama u mundua të pengojë zhvillimin e Tiranës përmes bllokimit të Bulevardit të ri. Aq mllef ka ndaj qytetarëve të Tiranës Edi Rama, sa dhe në Diten e Verës nuk i lejoi fëmijët të argëtoheshin për të plotësuar qejfet e veta. Edi Rama do të mbahet mend gjatë për bllokimin, paaftësinë dhe hakmarrjen e tij ndaj qytetarëve të Tiranës” thuhet në deklaratë.Më herët, në përgjigje të deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha, se në 6 muaj qeverisje, kabineti “Rama” ka mbjellë vetëm pasiguri e rënie ekonomike, Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka tha se Basha nuk është personi i përshtatshëm për të folur për mospërmbushje premtimesh, pasi në gjithë këto vite si kryebashkiak, nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.Deputetja Xhaçka u shpreh se “6 muaj janë pak për t’i realizuar të gjitha, e megjithatë renditi një sërë veprimesh të marra nga qeveria, në drejtim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë ekonomike”.