Rrëzohet ndërsa kulloste bagëtinë, gjendet i pajetë pas 10 ditësh bariu
Trupi i pajetë i një personi ëhstë gjetur në Tepelenë. Sipas policisë lokale mësohet se mbi fshatin Arrëz e Madhe të rrethit Tepelenë , në një përrua të thellë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Sali Haxha, i datëlindjes 1936, banues në fshatin Arrëz e Madhe .Po sipas bluve, viktima rezultonte i humbur që prej 10 ditësh. Ai kishte dalë në mëngjes për të kullotur bagëtitë, por nuk ishte kthyer më. Efektivë të Policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe banorë të fshatit kanë kërkuar gjatë këtyre ditëve dhe sot në mesditë kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të këtij shtetasi.Në vendngjaje ka shkuar grupi hetimor dhe eksperti mjeko ligjor dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe i kufomës rezultoi se Sali Haxha duke kullotur bagëtitë ka rrëshqitur dhe për pasojë ka rënë në përrua ku dhe ka gjetur vdekjen.Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe proceduriale materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.