Grubjeshiç: Gjermania mbështet Serbinë drejt BE-së

Zv.kryeministrja serbe për integrime evropiane Suzana Grubjeshiç ka deklaruar se Serbia ka mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.Grubjeshiç i bëri këto komente pas kthimit nga Hanoveri, ku mori pjesë në Kongresin e kristian-demokratëve, nga ku tha se mori përkrahjen.“Gjermanët janë shumë të qartë dhe të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëhet. Unë i informova për rezultatet dhe reformat në dialogun me Kosovën, e veçanërisht për bisedimet e nivelit të lartë politik në mes të kryeministrave” tha Grubjeshiç.Gjermania është një nga shtetet më këmbëngulëse në kërkimin e plotësimit të kushteve nga ana e Serbisë para se kjo e fundit të marrë datën për bisedime për hyrje në Bashkimin Evropian.