Dita e Verës, aktivitete festive në shumë qytete të vendit
E kthyer tashmë në traditë, Dita e Verës eshte festuar edhe ne Gjirokaster, ku ato jane zhvendosur në parkun arkeologjik të Antigonesë, pikes turistike natyrore te Viroit, apo Kërcullës.Numri më i madh i të rinjve dhe atyre që kanë vendosur të festojnë sot këtë ditë të favorizuar edhe nga moti i ngrohtë kanë zgjedhur parkun e Antigonesë, ku një sërë organizimesh kanë ofruar për të gjithë të pranishmit mundësi të shumta argëtimi.Vizita në Monumentet e qytetit antik të Antigonesë, lojërat popullore, sportive, gara tradicionale me motoçikleta apo fluturime të lira mbi Gjirokastër, kanë qenë disa prej aktiviteteve të ofruara për pjesëmarrësit.Muzike, piknik dhe mbi te gjitha argetim. Kjo ka qene panorama e dites se sotme ne Lezhe, ku shumica e tyre i jane drejtuar Kalase se qytetit per te festuar Diten e Veres,feste kjo e lashte pagane. Ne Lezhe nuk kane munguar as bollukumet, pasi pastiçieret jane kujdesur per nje gje te tille.Festime ne kuader te kesaj dite jane organizuar edhe ne Fushe Kruje, Korçe, e shume qytete te tjera te vendit .Panaire te shumta,muzike,aktivitete sportive ,shetitje ne natyre, kane qene kryefjala e dites se sotme.