PS zyrtarizon nismën, 5 deputetët kontroll në kupolën e SHISH. Noka: Antiligjore

Mazhoranca ka zyrtarizuar nismën për të kontrolluar kupolën e SHISH. Ora News disponon kërkesën e depozituar në Kuvend nga socialistët, përmes të cilës kërkojnë ngritjen e një Komisioni parlamentar për të kontrolluar nga afër ligjshmërinë e veprimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe udhëzimin për përgjimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.Kërkesa e firmosur nga deputeti,Piro Lutaj, propozn një komision të përbëre nga 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita.Në kërkesë argumentohet se duke qenë se në mbledhjen e Komisionit të sigurisë nuk morën përgjigje për shkak të mospasjes së çertifikatës së sigurisë nga kreu i SHISH për t'u njohur me dokumentacionin sekret, është e nevojshme kryerja e kontrollit në ambientet e këtij shërbimi.Grupi i kontrollit kërkon të verifikojë ligjshmërinë e Shërbimit Sekret dërguar drejtorive të SHISH, ku kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore te emëruar në pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit si dhe të gjitha veprimet apo mosveprimet e ndërmarra nga SHISH në zbatim të kësaj kërkese.I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të komisionit të siguriosë, Flamur Noka, i cili deklaron se kërkesa e paraqitur nga mazhoranca sot prane Komisionit te Sigurise per kontrollin e SHISH, eshte teresisht e pabazuar ne ligj.Sipas tij, ky akt i paprecedent marrezie, eshte perpjekje per te dhunuar dhe vene nen kontroll partiak institucionet e pavarura si SHISH dhe qe cenon dhe trondit sigurine kombetare.)