Gjosha, Barchmann: Bashkëpunim me të gjithë aktorët për reformat

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Gjermani, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Zv. Kryetarin e Komisionit për Çështjet e BE, Achim Barchmann.Ministrja Gjosha, informoi Barchmann në lidhje me reformat e fundit që po ndërmerren në Shqipëri si dhe theksoi se për qeverinë procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është prioritet kombëtar i cili do të realizohet me bashkëpunimin dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve.Duke bërë një përmbledhje të planit të masave të hartuara për adresimin e 5 prioriteteve, Ministrja e Integrimit Evropian, theksoi se pjesa më e madhe e shqiptarëve është pro futjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mbështetja që i jepet vendit në këtë proces nga çdo vend anëtar vlerësohet maksimalisht.Barchmann vlerësoi punën e bërë nga qeveria gjatë muajve të fundit dhe inkurajoi vazhdimësinë e reformave. Bashkëbiseduesit ndanë bindjen se kjo është mënyra më e mirë që Shqipëria të përshpejtojë procesin e integrimit.