"Shteti nuk është ofruesi kryesor i punës", Rama: Kavaja do bëhet zonë industriale

Krijimi i nje pakete te re per biznesin fason dhe ajo e nje zone industriale prane Kavajes qe do te sherbeje si platforme per ndertimin e kapanoneve te ketij sektori, jane ne qender te vemendjes sone.Keshtu eshte shprehur nga Kavaja, kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ishte i pranishem ne kete qytet ne kuader te inagurimit te Zyres se Punes .Lidhur me numrin e larte te papunesise se grave ne kete qytet, i cili shkon mbi 2000, Rama u shpreh se shteti nuk eshte punedhenesi me i madh, por kjo realizohet nga sipermarjet private dhe ajo qe mund te beje shteti eshte krijimi i kushteve per te nxitur investim te biznesmeneve te huaj.“Mbështetja dhe fuqëzimi i sipërmarrjes përmes vënies në dispozicion të gjithë atyre që duan të bëjnë investime të reja, të një kapitali njerëzor që është i skanuar me kategori, me kualifikime dhe me të dhënat e nevojshme që biznesi të mos humbasë kohë dhe mundësi për të bërë përzgjedhjen më të mirë. Ne jemi në një proces për të krijuar një zonë industriale pranë Kavajës që do tëe shërbejë si një platformë për ndërtimin e kapanoneve për  Fasonët dhe për të kryer investime të tjera me natyrë prodhuese" tha Rama.Kryeministri Edi Rama deklaroi se në një muaj, tre zyra të hapura të punës kanë ndërmjetësuar fillimin e marrëdhënieve të punës për rreth 1500 persona."Një paketë shumë të rëndësishme për industrinë Fason që ka një tipar karakteristik që zhvillohet shpejt dhe  krijon shpejt vende të reja pune. Këtu në Kavajë kemi një të dhënë tjetër që 2055 gra dhe vajza që janë pa punë. Është koha që të shpjegojmë me durim që shteti s`mund të jetë punëdhënësi më i madh, punëdhënësi më i madh është sipërmarrja private dhe prioriteti ynë rritja e punësimit është e lidhur me krijimin e kushteve për të nxitur sipërmarrjen që të zgjerohet dhe për investimet e huaja. Zyrat e punësimit si pikë takime me sipërmarrjen që kërkon të rrisë cilësinë e saj dhe shteti që i vë në dispozicion sipërmarrjes dhe punëskërkuesit këtë pikë takimi duke e lehtësuar atë.  Ky është vetëm fillimi por një fillim i mbarë pasi në vetëm 1 muaj tre zyra punësimi ka ndërmjetësur punësimin e 1 mijë 555 personave” tha Rama.)