Barnat e rimbursueshëm, Ministri Beqaj: Do furnizojmë urgjencat
Në muajin maj pritet të përfundojë prokurimi publik për blerjen e barnave . Ky proçes po brenda këtij muaj pritet të sjellë edhe furnizmin e spitaleve me ilaçe. Por Ministri i Shëndetësisë tha se do të ketë edhe ndryshime ligjore, kur një pacient i shtruar në sptial mund të përfitojë barna.“Kemi nisur një proces që në rastin normal nga mesi ose fundi i majit fillon furnizimin e plotë. QSUT dhe spitale të tjera janë në proces negociimi për të bërë furnizimin e këtyre javëve. Por ende do të ketë në spitalet tona njerëz që marrin një recetë në dorë dhe kërkojnë që këto barna t`i blihen. Sepse në radhë të parë spitalet tona bëjnë edhe vizita ambulatore që do të thotë që merren receta, barnat e të cilave duhet të merren në farmaci. I merr me rimburësim 100 përqind ose e merr me rimbursim të pjesësshëm kjo është një skemë tjetër” tha Beqaj.Ministria gjithashtu do të tregohet e vëmendshme edhe në monitorimet e barnave në farmacitë e spitaleve për gjendjen e tyre dhe për medikamentet stogje. Ndërsa Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu tha se buxheti i Qëndrës Spitalore Nënë Tereza është rritur në 2.2 miliardë lekë, ku dysfishim të fondeve ka patur edhe për furnizimin me medikamentet citostatike.“Fondi për barnat në QSUT këtë vit është 2.2 miliardë lekë. Lista e barnave është hartuar përmes një proçesi konsultimi. Lista sjell risi përsa i përket disa barnave të futura për herë të parë në shërbimin spitalor. Ndryshimi ka filluar të ndihet”- u shpreh Manastirliu.Në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në shërbimin Neurologjik po trajtohet një person i prekur nga sindroma e “lopës së çmendur”. Pacienti është nga Korça dha ka jetuar disa vjet në Itali. Ministri, Ilir Beqaj, tha se ky sindrom është i importuar nga Italia. Sindromi mund të çoj deri në vdekje, ai prek trurin, më pas manifestohet në sjellje të pakontrolluara.)