Varrezat përplasin Bashki-Qeveri, pronarët "driblojnë" shtetin me çmimin e tokës

Në të dyja varrezat publike, shtëpitë janë afër tyre, pak tokë ka mbetur dhe nëse shteti do të negociojë me privatët do të jetë e vështirë gjetja e një zgjidhje.Deri në 450/lekë për metër katrorë është çmimi i tokës që ka menduar të bëjë shpronësimet Ministria e Brendshme, por që duke qënë se kjo është një ndër alternativat më të mundshme për të shfrytëzuar për hapësirë për varret, pronaret kanë kërkuar çmim më të lartë e të panegociueshëm.Ndërsa varrezat murale, një ndër alternativat më të hershme ku do të preken varret më të vjetra në kohë, ku limiti do të ishte ai i një varri 30 vjeçar, pati kundërshtime nga besimtarët mysliman dhe nuk gjeti realizim.Ndoshta dita e sotme ishte një ndër ato ditë më fatlume, ku nuk u bë asnjë ceremoni mortore deri në orët e drekës, por e nesërmja do të ngrejë të njëjtin shqetësim, ku do të prehet trupi?Dyert e këtyre varrezave janë të hapura për familjarët që kanë humbur njerëzit e tyre. Mjaft varre janë hapur në rrugë dhe në një situatë të tillë alarmi, është luks të mendosh se duhet të respektohen edhe distancat nga njëri varr në tjetrin.E ndërsa vdekja është një proçes i pashmangshëm, vendin ku duhet të jetë banesa e fundit ende nuk është gjetur. Bashkia e Tiranes i kërkoi qeverisë të ndërhyjë sa më parë në zgjidhjen e kësaj problematike të krijuar nga bllokimi i saj.Ndërsa Ministria e Brendshme e lidhi këtë situtë me ngërçin e krijuar nga qeveria paraardhëse. E ndërsa pushtetet nuk kane dakordësi, fatkeqësi e dyfishtë është për atë familje që humb nje person dhe duhet të gjejë për të një varr.)