Takimi PE-Shqipëri në Strasburg, Vuljaniç: Kam marrë 2000 ankesa shkarkimesh nga puna
Reformat që duhet të ndërmarrë Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit po diskutohen në Strasbug në takimin e shtatë të Komitetit të Stabilizim Asocimit mes Parlamentit Europian dhe atij shqiptar. Takimi do të zgjasë për dy ditë me rradhë dhe pjesë e diskutimit janë lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, e deri te reforma në shërbimin civil dhe ajo ekonomike.Burime nga opozita në këtë takim bënë të ditur se në këtë tryezë u hodh poshtë propozimi i deputetit socialist, Taulant Balla, që pjesë e diskutimit të bëhej edhe reforma territoriale.Mësohet gjithashtu se ky takim është zhvilluar me debate mes europarlamentarëve. Kështu Doris Pack ka debatuar ashpër për eurodeputetin Boshtinaru.Pack ka përcjellë shqetësimin për lëvizjet në polici dhe riaktivizitimin e trafikut të drogës drejt Italisë. Ajo ka kërkuar që këto mesazhe eurodeputeti Boshtinaru t’ia përcjellë edhe komisionerit Fyle."Une e dua Shqipërinë me shume se ju, sepse kam punuar me Shqipërinë shume gjate, por ju, komisioni, nuk i shihni problemet sot ne Shqipëri? Per te përmendur trafikun, qe ngritët ju, nuk i keni dëgjuar deklaratat e shtetit fqinj, Italise? Qe është rritur niveli i trafikut qe vjen nga Shqipëria? Dhe pse ndodh kjo? Sepse policia është mbushur me militante dhe mbi 450 police jane larguar nga puna menjëherë. Apo çeshtja e mediave dhe AMA, nuk e shihni nderhyrjen e drejt per drejte te qeverise ne kete institucion te pavarur? Z .Boshtinaru, une e kuptoj qe ju perfaqesoni z. Fule, por keto gjera duhet t'i shikojmë dhe t'i hapim syte. Kete mesazh duhet t'ia jepni dhe atij. E perseris, e dua Shqiperine dhe dua qe Shqiperia te marre statusin dhe te eci ne rrugen e integrimit, por nuk mund te mbyllim syte perballe problemeve qe po kalon vendi sot dhe sjelljes se qeverise”" - ka thënë Pack.Ndërkaq raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Vuljaniç, ka deklaruar se ka marre 2000 letra nga qytetare shqiptare dhe punonjes te administrates publike per padrejtësinë qe i është bere atyre"."Qëndrimi im është pak a shume me ate qe tha zj. Pack. Ky eshte edhe opinioni im. Kam marre 2000 letra nga qytetare shqiptare dhe punonjes te administrates publike per padrejtësinë qe i është bere atyre”tha ai.Takimi në Strasburg pason atë që u zhvillua në fund te tetorit të vitit që shkoi në Tiranë, e që u mbyll me një rezolutë që mbështeste perpjekjet per integrimin e Shqiperise ne BE.)