Shfrytëzimi dhe menaxhimi i ujrave, prezantohet projekti mbi basenin e Vjosës

Shfrytëzimi pa kriter dhe intensiv i ujrave të basenit të lumit Vjose ne Vlore,në vite është shoqëruar me pasoja të rënda që kanë ndikuar në uljen e theksuar të niveleve piezometrike, deri në tharjen e pjesshme të pellgut ujëmbajtës, ose në prishjen e cilësisë së ujrave sipërfaqësore e nëntokësore.Kjo situatë ka shtruar nevojën e ndryshimit të praktikave dhe të vizionit të menaxhimit të këtyre rezervave, çka do të mundësohet përmes projektit "Promovimi i Zbatimit të Përbashkët të Direktivës në kuadër të Ujit", brenda pellgut ndërkufitar të lumit Vjosë.Prefekti i Qarkut, Besnik Dervishi, u shpreh se do të realizohet një proçes i përhershëm monitorimi në të gjithë pellgun ujëmbajtës të basenit të Vjosës.Projekti bazohet në studimet e kryera të ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore, në gjendjen e tyre natyrale, ashtu si edhe në kushtet e shfrytëzimit.Prefektura e Vlores eshte autoriteti kompetent për menaxhimin e resurseve të ujit, është në rolin e partnerit udhëheqës për Shqipërinë, sëbashku me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.