Ricikluesit kërcënojnë Ramën: Kthe ligjin për mbetjet, ose ikim jashtë

Ricikluesit e mbetjeve kërcënojnë qeverinë se në rast se nuk rishikon ligjin që ndalon importin e plehrave do të braktisin Shqipërinë, duke e zhvendosur aktivitetin e tyre ne vendet fqinje.Kreu i Shoqatës së Ricikluesve, Bardhyl Balteza, tha se kjo industri ka mbetur peng e politikës, pasi kompanitë shqiptare plotësojnë të gjitha standardet europiane për riciklimin e mbetjeve.“Ne jemi të interesuar të riciklojmë mbetjet urbane shqiptare. Kompanitë që mbledhin mbetjet urbane lejohen te eksportojnë, ndërsa kompanitë që kanë nevojë për këto mbetje nuk lejohet të importojnë. Është monopol i pastër dhe ato luajnë me çmimet tona dhe një ndër të zezat e kompanive shqiptare të riciklimit është kjo” – tha Bardhyl Baltëza.Në përgjigje të kesaj kërkese, zëvendës.kryeministri Niko Peleshi tha se strukturat institucionale shqptare nuk janë ende gati për të përballuar importin e mbetjeve, ndërsa pranoi se qeveria nuk ka ende një strategji të qartë për riciklimin e plehrave.“Duhet të mundësojmë një dialog të hapur me pushtetin vendor, biznesin dhe shoqërinë civile për të hartuar platformën tonë të përbashkët dhe modelet se si do të adresohet përgjigjja e problemit të mbetjeve urbane. Ne duhet të mbledhim tarifën e pastrimit në Komuna dhe Bashki”, deklaroi Peleshi.Zëvëndës. Ministri i Transporteve, Ylli Manjani, paralajmëroi rishikim të tarifave të pastrimit në Bashki e Komuna.“Në Shqipëri tarifa e pastrimit është ende një gangrenë ende e pazgjidhur. Ka sot qytete, them qytete sepse komunat as nuk e çojnë në mendje ta paguajnë këtë tarifë. Është një masë e madhe komunash në republikën e Shqipërisë as nuk e dinë që duhet të vendosin tarifë për pastrimin por e gjithë barra e komunave që nuk funksionojnë shkon në shtratin e lumenjve, në basejnat e lumenjve. Komunat nuk mbledhin tarifën, nuk pastrojnë territorin dhe presioni shtohet në dete dhe kryesisht në zonat bregdetare. Ky është një realitet që na ka detyruar që në kushtet inekstreme të nxjerrim edhe FA-në që ta pastrojnë Shqipërinë në prag të sezonit turistik. Por këto nuk janë zgjidhje të qëndrueshme dhe nuk janë pjesë e skemës së menaxhimit të integruar të mbetjeve. Dhe kjo vjen për shkak të faktit se qytetarët shqiptar, dhe kjo jo për fajin e tyre por se menaxhohen keq nga të zgjedhurit vendor sepse ky është një domen ekskluziv i pushtetit vendor. Qeveria shqiptare nuk mund të menaxhojë këtë proces në detaj, ajo ndihmon me investimet, me politika por nuk mund të menaxhojë çdo hallkë të funksionimit të këtij procesi” tha Manjani.I pranishëm në tryezën për Koordinimin Strategjik të Menaxhimit të Mbetjeve, Zv/ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Henry Jardine, vlerësoi se dialogu mes aktorëve është vendimtar për të gjetur zgjidhje për çështjet e riciklimit dhe ruajtjen e mjedisit.)