Ushtria "pushton" kalanë e Beratit, pastron territorin, banorët spektatorë

Forcat e Ushtrisë në Berat kanë ndërhyr për pastrimin e lagjes "Kala", aksion me të cilin janë bashkuar dhe punonjësit e Postës Shqiptare. Focat e Ushtrisë të Reagimit të Shpejtë mësohet se janë ndarë në disa grupe në rrethin e Beratit, ku do të punohet për pastrimin e mbetjeve, ndërkohë që vëmendja më e madhe u përqëndrua në lagjen muzeale "Kala", për vetë rëndësinë që ka për zhvillimin e turizmit.Forcat e Ushtrisë pastruan kodrat dhe muret rrethuese të lagjes muzeale, duke hequr qindra metra kub plehra. Komandanti i Batalionit të III-të, nënkolonel Gëzim Marku, bëri me dije se është organizuar puna që të pastrohet gjithë zona e “Kalasë” nga plehrat, por jo vetëm, pasi po punohet në disa pika të konsiderueshme si shumë të ndotura.E ndërsa këtë aksion e kanë mbështetur vendorët dhe punonjësit e Postës, krejtësisht indiferent kanë qënë banorët e lagjes, te cilet vetem nje dite me pare jane prononcuar per mikrofonin tone se kjo situate shkaktohet nga neglizhenca e pushtetit vendor, por qe ne fakt realiteti paraqitet krejt ndryshe.