Policia greke bën bilancin: Në dy muaj u kapën 5 ton marijuanë, kryesisht nga Shqipëria

Policia greke ka bërë bilancin e drogës së sekuestruar gjatë dy muajve të parë të vitit. Shifrat tregojnë një rritje të sasisë së kapur nga janari në shkurt, ndërkohë që krahasur me te njejten periudhe te një viti më parë, trafikimi i marijuanës drejt Greqisë është shumefishuar.Kështu, në janar 2014 policia greke në territorin e saj ka sekuestruar 1 ton e 945 kg marijuanë. Ndërkohë në muajin shkurt, janë sekuestruar 3 ton e 61 kg.Për të dy muajt e parë të vitit, sasia totale e marijuanës së sekuestruar shkon në 5 ton 6 kg.Policia greke bën me dije se sasia më e madhe e drogës është sekuestruar në rrugë tokësore e detare në Igumenicë, Janinë, e Prevezë qe perbejne dhe pjesen me te afert me Shqiperine, ne operacione te organizuara nga strukturat e policisë dhe rojes bregdetare.Ndërkohë sekuestrime ka pasur edhe në Athinë e Selanik, si dhe sasi të vogla në qytete të tjera.