Tiranë, plagoset me armë zjarri 29-vjeçarja, jashtë rrezikut në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2014, 21:28
Një vajzë e re është qëlluar mbrëmjen e sotme me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur e plagosur.Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:30 minuta pas ish-ekspozitës, në një pallat pranë Gjykatës së Shkallës së Tiranës, ndërsa e plagosur ka mbetur 29-vjeçarja e identifikuar si Alma Beqaj.E plagosura, e cila është dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës, mësohet se ka marrë një plumb në këmbë dhe sndodhet jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.