Zjarrëfikësit me logjistikë antike, Pepkolaj: Operacionet finalizohen me vështirësi

Logjistika që disponon Reparti Zjarrfikës në Lezhë nuk i pergjigjet kerkesave të kohes. Shqetesimi është ngritur nga shefi i policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit në qarkun e Lezhës, Agustin Pepkolaj.Në këto kushte bëhet më e veshtirë kryerja e operacioneve të ndryshme, për të cilat po vijohen tratativat me Ministrine e Brendshme dhe organizma të ndryshme, me qëllim që ky institucion i rëndësishem të mund të realizoje funksionin e tij në shërbim të qytetarëve.Sipas Pepkolajt, do të ketë një monitorim për respektimin e kushteve të sigurisë ndaj zjarreve si në godinat e banimit, ashtu edhe institucionet shtetërore.Fakti ka treguar se shumica e institucioneve shtetërore në Lezhë, perfshire çerdhe, kopshte e shkolla nuk kanë një kënd të mbrojtjes nga zjarri.