Shkodër, ekzekutohet me armë 48-vjeçari, arrestohet autori
Nje 48-vjeçar eshte ekzekutuar me arme zjarri çifte mengjesin e se enjtes ne fshatin Ashte te Komunes Bushat ne Shkoder. Viktima, Çesk Pjetri, gjeti vdekjen e menjehershme, pasi u qellua nga bashkefshatari, njeherazi fqinj i tij, 69-vjeçari Mark Jaku.Mesohet se konflikti mes viktimes dhe autorit ka qene per shkaqe banale, ku pas krasitjes se pemeve mes kufirit ndares te prones se tyre, autori i ka kerkuar viktimes largimin e mbetjeve.Ne kete moment ka ndodhur edhe konflikti mes tyre qe ka degjeneruar fillimisht ne perdorimin e fjaleve ofenduese, e me pas 69-vjeçari Jaku eshte drejtuar ne banese duke marre çiften dhe shtene mbi 48-vjeçarin, qe e ka lene te vdekur ne vend.Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur sherbimet e policise se Shkodres, te cilat bene arrestimin e autorit brenda ne banese si dhe sekuestruan armen e krimit.Nderkohe i marre ne pyetje nga efektivet e policise, ne deponimin e tij te pare, Jaku ka mohuar autoresine e vrasjes se 48-vjeçarit, e me vone ka ndryshuar serish deklaraten, duke pranuar se ka qelluar viktimen pas konfliktit me kete te fundit.Paralelisht policia ka marre ne pyetje edhe banore te zones, te cilet kane qene deshmitare ne momentin e ndodhjes se krimit. Edhe me heret mes paleve ka patur konflikte, ndersa fshati Ashte eshte nje nder me problematiket ne qarkun e Shkodres, pasi banoret jane ne konflikt per tokat e ndara me ligjin 7501.Autori i vrasjes ka qene sipas deshmive te familjareve, i vetmi krah per familjen pasi njeri nga vellezerit e tij ka probleme mendore, ndersa nje vella tjeter eshte ne emigrim. Ai ka jetuar me bashkeshorten, femijet dhe prinderit e tij ne banese, si dhe me njerin vella.Nderkohe viktima sipas deshmive te banoreve te zones nuk ka qene tip problematik dhe njihej ne zone si njeri i qete.)