Digjet banesa në Shkodër, shkak shkëndija elektrike. Banorët: Të dëmshpërblehemi

Shkendija elektrike eshte bere serish shkaktare e djegies se nje banese ne bashkine e Vau-Dejes te qarkut Shkoder, ne pronesi te shtetasit Lazer Lekaj.Flaket e zjarrit jane perhapur menjehere, duke shkrumbuar çdo pajisje ne banese, e duke shkaktuar deme te shumta materiale, ndersa fatmiresisht nuk ka patur te lenduar ne njerez.Ne momentin e renies se zjarrit ne shtepi ka qene vetem nje femije i mitur, i cili eshte nxjerre jashte fale ndihmes se fqinjeve, te cilet menjehere pasi kane pare flaket kane nderhyre.Me pas ka qene edhe zjarrfikesja e ardhur nga Shkodra qe ka bere shuarjen e plote te zjarrit. Flaket jane favorizuar per shkak edhe te vjetërsise se baneses, si dhe tavanit te mbuluar me eternit.Nderhyrja e zjarrfikesve ka shmangur nje tragjedi ne kete zone, pasi banesat duke qene ngjitur me njera- tjetren mund te ishin perfshirë te gjitha nga flaket.Ne te njejten kohe, fare prane shtepise ku ra zjarri eshte edhe Qendra kulturore e Bashkise se Vaut te Dejes.