Kisha e Shën Elias në Krujë, vëllezërit Pula investojnë për rikonstruksionin e saj
Komunitetet fetare ne vendin tone per dekada me rradhe kane bashkejetuar ne harmoni te plote te plote njera me tjetren, por asnjehere nuk ka ndodhur qe besimtare te nje feje te falen prane kulteve te nje tjeter besimi.Kjo ka ndodhur para shume vitesh dhe vazhdon te jete prezente ne fshatin Gramze ne Kruje, ku me qindra besimtare i drejtohen kishes se Shen Elias, e cila sipas banoreve te zones mendohet te jete ndertuar gati 1200 vjet me pare, e cila ka funksionuar deri ne momentin kur regjimi komunist ndaloi aktivitetet e kulteve fetare dhe i tjetersoi ato ne ambjente ne funksion te ndermarjeve apo kooperativave te asaj kohe.Vellezerit Pula, banore te hershem te Gramzes, tregojne se kisha e Shen Elias ka qene mjaft e preferuar nga besimtaret, por per fat te keq ajo u shkaterrua si pasoje e politikes kunder besimit fetar, te para viteve ’90-të.E kthyer ne nje rrenoje, kjo edhe si pasoje e faktorit kohe, banoret e zones serish kane vazhduar te kryejne ritet fetare prane germadhave te saj,duke mos shkeputur lidhjet e tyre shpirterore me kete kult te cilin e ruajne me aq fanatizem.Kjo ka qene edhe arsyeja qe ka nxitur vellezerit Pula te kontribuojne per te kryer investime per rikonstruksionin e saj, e duke vene ne jete keshtu edhe amanetin e te pareve te tyre, per te mos e braktisur kete kult shekullor.)