Nishani pret Kryesenatorin fracez: Mbështesim udhëtimin euro-integrues
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim Presidentin e Senatit Francez, Jean-Pierre Bel, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.Në vijim të shkëmbimeve të mirëseardhjes Presidenti Nishani tha se integrimi evropian i Shqipërisë është një proces, i cili vlerësohet mbi bazën e meritës dhe i mbushur me sfida, përballimi i të cilave është përgjegjësi e jona, ndërsa mbështetja e partnerëve tanë evropianë mbetet shumë e rëndësishme, duke veçuar rëndësinë e mbështetjes së Francës si një aktor me peshë dhe zë shumë të fortë në Bashkimin Evropian.Në këtë frymë, Presidenti falenderoi ndihmesën e Francës në proçesin e reformave, veçanërisht në drejtësi, siguri dhe administratën publike duke shprehur bindjen për mbështetjen e Francës në marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa shtoi se ka ende shumë hapësirë për rritjen e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, si energjia, turizmi, infrastruktura dhe bujqësia.Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin e Francës dhe veçanërisht të Presidentit Hollande në inkurajimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet pjesëmarrjes në Procesin e Brdos në formatin tetë plus.Kryesenatori fracez Bel, nga ana e tij, u shpreh se kishte ardhur në Shqipëri për të përcjellë mesazhe miqësie, solidariteti dhe afrimiteti me popullin shqiptar dhe e garantoi Presidentin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për vendin tonë në udhëtimin euro-integrues.Ai përgëzoi Shqipërinë për kontributin e saj në Frankofoni dhe u dakortua me bashkëbiseduesin për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e ekonomisë dhe kulturës, në planin dy dhe shumëpalësh.Rama-Bel: “Jo” e dhjetorit ishte për t’ju dhënë kohë për konsolidimin e reformaveKryeministri Edi Rama priti sot në takim Presidentin e Senatit të Francës Jean-Pierre Bel. Ndërsa shprehën kënaqësinë për këtë takim, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Senatit të Francës, Jean-Pierre vlerësuan miqësinë dhe marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe shprehën angazhim për çuarjen më tej të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Perspektiva evropiane e Shqipërisë ishte në fokus të këtij takimi, për të cilën zoti Jean-Pierre Bel e siguroi Kryeministrin Rama se ka mbështetjen e Francës. Dhe lidhur me këtë, Jean-Pierre Bel tha se vendimin e dhjetorit për statusin e vendit kandidat për Shqipërisë nuk e ka parë si një “Jo”, por si vazhdim të një procesi dhe si dhënien e më shumë kohe për konsolidimin e reformave.Kryeministri Rama i shprehu Jean-Pierre Bel mirënjohje për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë në vite dhe e falënderoi për mbështetjen që angazhohet t’i japë edhe në vijim. Në takim, Kryeministri Rama e njohu zotin Jean-Pierre Bel me reformat e ndërmarra nga Qeveria në përmbushjen e të gjitha detyrave dhe kritereve të vendosura nga Komisioni Evropian, veçanërisht në luftën kundër kriminalitetit, luftën kundër korrupsionit, krijimin e një administrate profesioniste dhe të pavarur, reformën në sistemin e drejtësisë, si dhe reforma në fusha të tjera të rëndësishme, dhe në këtë kuadër kërkoi edhe mbështetjen e Francës.Kryeministri theksoi se reformat e ndërmarra kanë nisur tashmë të japin edhe efektet e tyre të para pozitive, siç janë ato në luftën kundër kriminalitetit dhe reforma në polici.Kryeministri Rama dhe Presidenti i Senatit të Francës diskutuan edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimin në fushën ekonomike. Kryeministri theksoi se Shqipëria mbart potenciale të mëdha dhe është një vend shumë i përshtatshëm për investime, ndaj investitorët francezë janë të mirëpritur për të investuar dhe për ta shndërruar Shqipërinë në një portë hyrëse të investimeve franceze në rajonin tonë.