Spahiu:Borxhi ekonomik po cënon sovranitetin kombëtar

Aleanca Kuqezi  ka akuzuar qeverinë se po zhyt vendin në borxhe duke rrezikuar sovranitetin kombëtar.Nga qyteti i Elbasanit, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu premtoi rimëkëmbjen e ekonomisë duke u rikthyer shqiptarëve pasuritë natyrore."Borxhi ekonomik po cënon sovranitetin kombëtar. Ne do ngrejmë sistemin e ekonomisë  kombëtare dhe  do t`ju kthejmë shqiptarëve pasuritë natyrore. Nafta, kromi, bakri, turizmi janë pasuri të kombit, jo të sekserëve”, deklaroi zoti Spahiu.Më tej, lideri i AK-së fajësoi kreun e qeverisë Berisha për refuzimin që Brukseli do t`i bëjë këtë javë statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.“22 vjet më parë kërkuam Shqipërinë si gjithë Europa, këtë javë Bashkimit Europian izolon Berishën. BE nuk pranon të na japë statusin kandidat pa përzënë më parë Berishën”, tha më tej Spahiu.