Zjarr në një banesë në Gjirokastës, digjet e moshuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2012, 10:16
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Poliçan të komunës Pllogon të Gjirokastrës. Një shtëpi 2-katëshe është përfshirë nga flakët e për pasojë ka humbur jetën 81-vjeçarja Vergulla Konomi.Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka bërë të ditur se zjarri ka rënë rreth orës 02 :00 të mëngjesit të sotëm ndërsa dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një shkëndijë elektrike.Mësohet gjithashtu se 81-vjeçarja, Vergulla Konomi jetonte e vetme në shtëpi e nuk ka mundur dot ti shpëtojë flakëve të zjarrit.Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të rënies të zjarrit në banesën e së moshuarës