Aleanca Demokristiane, Bushati: Në prill vendimi për koalicionet

Aleanca Demokristiane pritet të përcaktojë në prillin e vitit të ardhshëm për koalicionet zgjedhore, ndërsa synon që në parlamentin shqiptar të përfaqësohet së paku me tre deputetë.Kreu i kësaj force, Zef Bushati, tha se demokristianët do të jenë më të organizuar për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet më shumë në vendimarrjen politike shqiptare.Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Aleancës Demokristianeu përcaktuan prioritetet e kësaj force politike, që do të vendosen si pjesë e strategjisë në Kongresin e kësaj partie me 15 prill të vitit tjetër.